Akuzohet për abuzime me tenderat, Ndreca pas daljes nga SPAK: S’ka fakte për shkelje

20 Shkurt 2025 | 15:43

Deputeti socialist Plarent Ndreca ishte këtë të enjte në SPAK. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe për devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Pas daljes nga SPAK, Ndreca tha se ka kërkuar pushimin e menjëhershëm të kësaj çështje. Ai tha se nuk ka asnjë dëm ekonomik apo lidhje shkakësore për tu ngritur këto akuza.

“Nuk ka asnjë lidhje shkakësore, nuk ka asnjë dëm ekonomik për shtetin shqiptar. Unë nuk e kuptoj se si kanë shkuar deri në pikën e ngritjes së një akuze, megjithatë unë i thash të gjitha argumentet dhe vlerësoj se gjykata do bëj një verifikim të drejtë.  Unë i kam me shkrim mund t’ua jap ti lexoni. E vërteta është se është një procedurë e kontrolluar nga çdo institucion i mundshëm i shtetit shqiptar për prokurimet publike”,-tha Ndreca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026