I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Ndreca del pas 4 orësh nga SPAK

15 Nëntor 2024 | 16:58

Plarent Ndreca dha deklarime për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme. Në dalje të SPAK, Ndreca tha se nuk ishte thirrur nga organi i akuzës, por ishte paraqitur vetë, teksa pranoi se më herët i është komunikuar akuza.

Ai nuk bëri asnjë koment lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike ku tha se një qëndrim konkret do e ketë në momentin e duhur.

“Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”,tha Ndreca para mediave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026