Del si biznesmen në dosjen e deputetit socialist Ndreca, reagon ish-zv ministri

26 Tetor 2024 | 14:34

Ish-zëvendës ministri i Zhvillimit urban në Shqipëri ka reaguar pasi emri i tij është përmendur në dosjen e deputetit socialist Plarent Ndreca, nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera.

Ai shprehet se deklaratat që kanë qarkulluar nëpër media janë ose pjesërisht të sakta ose tërësisht të pasakta ndërsa ka dhënë një deklaratë të plotë se si është përfshirë në tendera dhe konkursin ku ka marr pjesë.

Deklarata:

Duke marrë shkak nga informacione të mediave shqiptare të ditës së sotme në të cilat përmëndet edhe emri im dhe duke konstatuar se informacionet e dhëna për publikun janë ose pjesërisht të sakta ose të pasakta deklaroj si më poshtë:

  1. Në vitin 2019 unë, ark. Gjon Radovani kam marrë pjesë në një KONKURS PROJEKTIMI të organizuar nga Ministria e Brendshme me temë: “Studim projektimi për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit”
  2. Pjesëmarrja në konkurs është bërë nëpërmjet bashkimit të operatorëve ekonomik “Derby-E” dhe “APE.shpk”, kjo e fundit në pronësinë time.
  3. Unë si arkitekt i pavarur kam bërë një kontratë bashkëpunimi me bashkimin e operatorëve ekonomik në bazë të së cilës unë do të zhvilloja projekt idenë dhe normativat e projektimit të komisariateve, ndërsa dy shoqëritë do të zhvillonin projektet e zbatimit nën mbikqyrjen time në rast nevoje, në rast lidhjeje kontrate.
  4. Bashkimi i operatorëve ekonomik “Derby-E” dhe “APE.shpk” është shpallur fitues i konkursit të projektimit.
  5. Në bazë të termave të referencës së konkursit faza e konkursit të projektimit ka qenë pa rimbursim ekonomik.
  6. Bashkimi i operatorëve ekonomik në bazë të termave të referencës së konkursit ka lidhur kontratë bashkpunimi për projektimin ekzekutiv të dy reparteve të Policisë së Shtetit, atë të Vlorës dhe atë të Rrëshenit.
  7. Bashkimi i operatorëve ekonomik ka dorëzuar projektin e zbatimit pranë MB dhe sipas kontratës ka lëshuar faturën tatimore.

8. Bashkimi i operatorëve ekonomik ka paguar tatimin mbi vlerën e shtuar përfaturën e lëshuar.

9. Edhe sot e kësaj dite fatura për punën e bërë nuk është likuiduar nga MB dhe dy

shoqëritë e bashkimit të operatorëve ekonomik janë në limitet e falimentit, sepse përveç që nuk janë paguar për punën e bërë, kanë paguar edhe taksat sikur të kishin arkëtuar shumën e faturës.

Në këto kushte unë dhe kolegë të tjerë të përfshirë në projekt me të drejtë kemi kontaktuar kohë pas kohe funksionarët e MB për të kërkuar të drejtën tonë të munguar. Pas një kalvari prej tre vitesh të gjendur para një padrejtësie për ne tashmë të pazgjidhshme i kemi kaluar çështjen një avokati për të marrë rrugën e mundshme të një procesi civil kundër debitorit.

Për sa më sipër posedoj të gjithë dokumentat që faktojnë se kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta e kësaj cështje.

Me nderime Gjon Radovani

 

Tiranë, 25.10.24

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026