Kryesia e PD miraton listat e kandidatëve për Primaret
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) njofton se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025.
Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).
“Me propozim të kryetarit të PD, Sali Berisha, duke konsideruar se afati i dorëzimit të dokumentacionit për pjesëmarrje në procesin e Primareve ishte i shkurtër, dhe kjo mund të ketë shkaktuar vështirësi kryesisht për kandidatët që kanë shprehur interes nga diaspora, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora 24.00”, bëhet me dije në një njoftim të PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk