Presidenti brazilian: Masat ekonomike të Trump mund të nxisin inflacionin global

21 Shkurt 2025 | 08:27

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se tarifat e zbatuara nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të shkaktojnë inflacion më të lartë dhe paralajmëroi për ndikimin e këtyre masave në ekonominë globale.

“Ai tani po takson produktet nga disa vende dhe kjo mund të nxisë inflacionin në SHBA dhe në mbarë botën. Ai duhet të ndalojë këtë ide të proteksionizmit dhe të respektojë sovranitetin e secilit vend”, tha ai në një intervistë për radion braziliane Tupi.

Lula deklaroi se nuk kishte pasur ende kontakte me Trump që kur republikani u zgjodh në një mandat të ri dhe shtoi se Brazili mban marrëdhënie të balancuara tregtare me SHBA-në.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Trumpin, i kam dërguar një mesazh duke e uruar për inaugurimin e tij, por nuk kam folur me të”, tha Lula.

Ai vlerësoi se kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga “deklarata impulsive dhe përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera”.

“Trump u zgjodh për të sunduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo për të sunduar botën”, theksoi lideri brazilian.

Lula tha se SHBA mbetet partneri strategjik i Brazilit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026