Drizan Shala: Vuçiç do i shtypë protestat me metodat e FSB ruse

21 Shkurt 2025 | 21:53

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha këtë të premte për “Balkan Talks” në Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç do të përfitojë nga protestat studentore që po ndodhin në Serbi.

Ai tha se ai po përdor të njëjtat metoda si të doktrinës ruse dhe të Vladimir Putinit, duke krijuar në vend një situatë kaotike, gjë që më pas do i lejojë “pastrimin” nga ata që bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar.

“Aleksandër Vuçiç përdor të njëjtën filozofi me Putinin. 4207 agjentë të strukturave shtetërorë të Rusisë janë brenda shtetit të Serbisë. Këta agjendë në mënyrë premanente, instalojnë doktrinën e strukturave të tyre. Kjo dëshmon faktin se aksionet e strukturave shtetërore nacionaliste serbe, të mbështetura nga strukturat e Beogradit kanë ndikuar si struktura shtetërore të Serbisë, të intensifikojnë çdo veprim të mundshëm për të krijuar një situatë të palakueshme deri te një konflikt shoqëror për të arsyetuar më pas përdorimin e ligjit ushtarak në shtetin e Serbisë”,-tha Drizan Shala.

Sipas tij kjo do të përdoret kur situata të jetë jashtë duarve të Aleksandër Vuçiç. Sipas tij mbrapa këtyre protestave, qëndron një dorë e zgjatur e shtetit të Serbisë. Shala tha se kjo ngjarje i shërben Vuçiçit për të pastruar radhën e tij nga elementët të cilët bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar.

“Asnjë nga protestuesit apo sindikatat nuk e kanë marrë përsipër organizimin e protestës. Nga kjo Vuçiç ka fituar kohë për tu ripërcaktuar në zhvillimet që po ndodhin në Europë e në tërësi”,-tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026