“Jam paqësor”, flet biznesmeni nga Saranda: Përjetova dhunë të papranueshme
Biznesmeni i njohur nga Saranda, Arben Çipa, ka folur ekskluzivisht në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Greta Topjana në Euronews Albania, lidhur me sulmin brutal ndaj tij të shtunën në zonën e Heremecit.
Sipas tij, ai është një person paqësor dhe gjithmonë shmang konfliktet, por nuk mundi të evitonte këtë ngjarje të rëndë, ku u dhunua nga dy persona. Arben Çipa theksoi se nuk ka dashur të përfshihet në konflikte, por situata e detyroi të përjetojë këtë sulm të dhunshëm.
“Unë jam person paqësor dhe distancohem nga çdo lloj provokimi dhe nuk dua të përfshihem në konflikte, por fatkeqësisht, ndodhi ajo që tashmë është bërë publike në media. Nuk ishte dëshira ime që kjo të ndodhte, as nuk e bëra unë publikimin, por situata rrodhi në atë mënyrë. Shoqëria dhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen dhe të marrin masa të vazhdueshme për të eliminuar këto probleme, të cilat janë kthyer në një gangrenë për qytetin tonë”, tha Çipa.
Biznesmeni sqaron edhe momentin kur ra pre e sulmit brutal;
“Në një moment, ndërsa po kaloja pranë zonës për të shkuar në biznesin tim, ata më ndaluan në rrugë, filluan të më shanin dhe më goditën, fillimisht me grushte dhe më pas edhe me gurë. Dëmtimet e mia fizike filluan pikërisht në atë moment. Aktualisht, ndodhem në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Dëmtimet në fytyrë janë serioze dhe ky është shqetësimi kryesor për momentin, megjithatë, besoj se me kalimin e kohës do të përmirësohem”, tha ai.
Thirrje institucioneve: ‘Duhet të marrin masa urgjente’
Arben Çipa bëri thirrje institucioneve përkatëse, veçanërisht Prokurorisë dhe Gjykatës, që të trajtojnë seriozisht këto fenomene të dhunës.
“Nuk është vetëm çështja ime – janë qindra raste të ngjashme që më raportohen çdo ditë nga qytetarë që ndihen të pambrojtur. Nëse as unë nuk mund të gjej drejtësi, çfarë mund të ndodhë me qytetarët e thjeshtë?!”
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin mbi situatën e pronësive në Sarandë, duke e krahasuar me strukturat mafioze.
“Në Sarandë, disa individë kanë krijuar një situatë të ngjashme me ‘Cosa Nostra’, veçanërisht në lidhje me pronësitë. Dua ta theksoj publikisht këtë problem, pasi kam marrë qindra e mijëra mesazhe nga industria e turizmit, ku më raportohen vështirësi dhe pengesa të shumta nga këta persona,” – përfundoi ai.
Ngjarja ka shkaktuar një reagim të gjerë publik dhe mbetet për të parë se si do të veprojnë autoritetet në lidhje me këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet