VIDEO| 4 vjedhje në 10 ditë, kapet hajduti i supermarketeve në Tiranë

24 Shkurt 2025 | 11:49

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili kishte kryer disa vjedhje në 2 supermarkete në Tiranë.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, vunë në pranga shtetasin A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026