Rama mbledh drejtuesit e PS-së: Vota e diasporës në fokus

24 Shkurt 2025 | 10:11

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë (24 shkurt) një takim në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve dhe përfaqësuesit në qendër, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se një nga çështjet kryesore të diskutimit ka qenë vota e diasporës.

Me procesin e regjistrimit që po i afrohet fundit, socialistët janë angazhuar me takime intensive jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali, për të inkurajuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.

Aktualisht, mbi 170 mijë shqiptarë me vendbanim jashtë vendit kanë të drejtën e votës, dhe Partia Socialiste synon ta shfrytëzojë këtë potencial për të përmirësuar rezultatin krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Deputetë dhe drejtues politikë janë shpërndarë në komunitetet shqiptare jashtë vendit për të informuar dhe mobilizuar votuesit e mundshëm.

Në përfundim të takimit, Rama u pa i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar diskutime shtesë mbi situatën elektorale.

Gjithashtu, në mbledhje janë analizuar masat dhe përgatitjet e strukturave për zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026