Gazetari: SPAK po përgatit goditje të reja, do ketë arrestime të tjera në politikë

24 Shkurt 2025 | 23:00

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se SPAK do të ndërmarrë aksione të reja edhe para zgjedhjeve të 11 majit, duke goditur si mazhorancën ashtu edhe opozitën.

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për SPAK, i cili do të vijojë misionin e tij pa kompromis.

“SPAK nuk ka rrugë tjetër, do ta çojë deri në fund detyrën dhe misionin që ka marrë. Besoj se të gjitha kushtet dhe premisat janë që edhe para zgjedhjeve do të kemi goditje në të dyja kampet politike,” tha Ferhati.

Ai shtoi se këto goditje do të jenë aq të forta, sa arrestimi i Erion Veliajt do të kalojë në plan të dytë.

“U arrestua Meta në tetor, u fol dy-tre javë, pati debate në studio televizive, dhe shumë shpejt edhe çështja e Veliajt do të harrohet. Ka dy rrugë: Ose palët politike bashkohen për të shkrirë SPAK-un ose për t’i hequr kompetencat, ose duhet të përballen me të,” u shpreh Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026