Arrestohen gjashtë persona në veri të Mitrovicës, sulmuan policinë

25 Shkurt 2025 | 11:32

Gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përshirë në një përleshje e cila që ka ndodhur më 25 shkurt në rrugë “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policor.

Gjithashtu bëhet me dije se tre zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore e më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Më datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’. Te dyshuarit Alkool test: N.N. – 24 vjeçar 1.59 për qind, N.N. – 26 vjeçar 1.62 për qind, A.B. – 28 vjeçar 1.50 për qind, A.B. – 30 vjeçar 1.57 për qind, I.R. – 24 vjeçar 1.21 për qind, B.D. – 19 vjeçar 1.84 për qind”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë të dyshuarit pasi janë arrestuar janë dërguar në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë personave të dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026