Dumani: Asnjë lloj ndikimi i jashtëm nuk do cënojë forcën tonë hetimore

26 Shkurt 2025 | 11:13

Kreu i prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë, ka deklaruar se SPAK ka vendosur themele lidhur me hetimet për korrupsionin ndaj zyrtarëve të lartë.

Ai shton se është bërë progress në goditjen ndaj fuqisë ekonomike te krimit të organizuar duke bërë që vlera e asteve të sekuestruara për vitin që lamë pas, të arrijë në 59 milionë.

“SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë të shtetit, kjo dëshmon se epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Hetimet tona kanë goditur grupe kriminale përfshirë në trafiqe ndërkombëtare të drogës, pastrimin e parave, trafikun e qenieve njerëzore, organizata kriminale që kanë për objektiv kryerjen e veprave penale të rënda kundër jetës. Rritja e kapacitetve të SPAK ka vendosur themel të shëndosha për hetime në çështje të komplikuara të korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë publik. Besimi i partnerëve ndaj SPAK është rritur dhe kjo është reflektuar në rritjen e bashkëpunimit dhe kryerjen e hetimeve të përbashkëta me to. Në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të shteteve më të cilët bashkëpunojmë dhe jam mirënjohës për anagzhimin e tyre dhe besimin ndaj SPAK.

Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë ka bërë gjithashtu progres. Vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2024 në total është 59 milionë euro.

Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve.

Asnjë lloj ndikimi i jashtëm nuk do cënojë as dobësojë forcën hetimore të SPAK në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe misionin përballë shoqërisë”, tha Kreu i SPAK, Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026