Berat| Eksportonin mandarina me pesticide të ndaluara, arrestohen 3 persona
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona të akuzuar për një sërë veprash penale në lidhje me sigurinë ushqimore dhe shpërdorimin e detyrës.
Pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr. 768 të vitit 2024, të regjistruar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, janë ndaluar shtetasit Arben Aqif Dyli,, Elton Hekuran Tafa dhe Elson Petrit Tahiraj.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se Elton Tafa, me profesion fermer, ka shitur te Arben Dyli, i cili është administrator i një pike grumbullimi, një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina, të cilat më pas janë eksportuar drejt Kroacisë.
Analizat e kryera nga autoritetet kroate kanë treguar se mandarinat përmbanin nivele të larta të pesticidit “Fosmet”, një substancë e ndaluar për përdorim dhe e dëmshme për shëndetin. Si rezultat, ngarkesa është kthyer në Shqipëri, ku dyshohet se Arben Dyli nuk e ka asgjësuar sipas procedurave ligjore, por e ka hedhur sërish në treg.
Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se Elson Tahiraj, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, përfshirë edhe subjektin e Arben Dylit.
Materialet i kaluan Prokurorisë prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore.


LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5