Parlamenti miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave për diasporën
Parlamenti miratoi këtë të enjte projektvendimet për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit të skaduara për diasporën, si dhe të pasaportave të skaduara të shtetasve që jetojnë jashtë vendit.
Projektvendimi për kartat e identitetit të diasporës u miratua me 76 vota pro, ndërsa projektvendimi i dytë, që lidhet me pasaportat, u miratua me 75 vota pro dhe 1 kundër.
Afati i vlefshmërisë do të zgjatet për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit, gjë që do të mundësojë që shtetasit shqiptarë me dokumente të skaduara të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të regjistrohen deri më 4 mars 2025 për të votuar me postë në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar