Aldor Nini propozon në SPAK monitorimin e rrjeteve sociale gjatë zgjedhjeve
Aldor Nini drejtuesi i “Acromax” ishte këtë të premte pranë Prokurorisë së Posaçme.
Nini i ka propozuar SPAK-ut që të krijojë një platformë për të monitoruar rrjetet sociale gjatë zgjedhjeve pasi sipas tij “lufta për vota tashmë është edhe në rrjete sociale”. Ai tha se mediat zyrtare sulmohen nga entitete apo media anonime gjithashtu edhe kandidatët për deputet kanë pasur probleme në rrjetet sociale pasi profilet e tyre janë “sulmuar” apo mbyllur me inicim të kundërshtarëve politik.
“Lufta për vota nuk është tashmë vetëm në terren, sikurse SPAK ka ngritur grupe të posaçme, por është edhe në rrjetet sociale. Në rrjetet sociale mediat tona zyrtare po sulmohen ditë për ditë nga entitete anonime në mënyrë që ti ndalojnë ato që mos të përhapin dhe informojnë publikun me informacione që duhen në zgjedhje.
Nga ana tjetër kemi media anonime të cilat përhapin lajme false në mënyrë të paligjshme dhe platformat në të gjitha këto raste nuk bëjnë asgjë. Kemi edhe kandidatë që janë duke kandiduar për votat e popullit tonë të cilëve u mbyllen profilet e Instagramit e Facebook-ut të cilat iniciohen nga kundërshtarët e tyre politik apo nga grupe të ndryshme interesi”,-tha Aldor Nini.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër