Rama fton emigrantët në Greqi të kthehen: Shqipëria ka paga dinjitoze

2 Mars 2025 | 13:00

Në Athinë, është mbajtur këtë fundjavë një panair pune, ku kanë marrë pjesë 120 kompani shqiptare.

I pranishëm, Kryeministri Edi Rama u bërë thirrje shqiptarëve që të kthehen dhe të punojnë e investojnë në atdhe.

“Do vijmë përsëri dhe do të jemi këmbëngulës sepse të 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot, ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjta vende pune këtu në Greqi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për nivelin e pagave në Shqipëri, të cilat sot janë konkurruese me ato në Greqi.

“Sot të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri 200 mijë lekë të vjetra, mund të shohin që në sektorin e turizmit dhe para se të hyja këtu po flisja më dikë që punon këtu sanitare në një hotel ku për 21 dhoma që kishte në përkujdesje merrte 980 euro. Një sanitare për 6 dhoma në bregdetin e Shqipërisë merr 950 euro”, u shpreh Rama.

Kjo është hera e parë që organizohet një panair me kompani shqiptare në Greqi, me oferta punë në sektorë si turizmi, ndërtimi, farmaceutika e teknologjia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026