Lita zbardh sekretet e primareve: PD po kamuflon një proces demokratik…
Në emsionin e sotëm të “Review”, është folur rreth primareve të PD të cilat u mbyllën këtë të diele në qarqe te ndryshme.
I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita e përkufizon procesin e primareve si problematikë, kjo për shkak se sipas tij, procesi nuk është zhvilluar në mënyrë ligjitime.
“Primaret kanë problematika, së pari atë të ligjshmërisë. Këto primare nuk janë aq të ligjshme sa duken sepse nuk ka një çertifikim të anëtarësisë së PD, asnjë degë nuk ka një numër të çertifikuar se sa anëtarë janë, sa janë simpatizantë, kush është anëtarësuar së fundmi, sa vite kanë në aktivitet politik. Disa shifra nuk akordojnë dhe janë shumë të çuditshme.
Kandidatët për bashki në 2023, kanë kaluar të gjithë në primare, pra formula nuk është e suksseshme, nga 61 kandidatë vetëm 6 rezultuan fitues. Igli Cara që ka marrë 39 mijë vota për Bashkinë e Durrësit reduktohet në 622 vota demokratësh në 2025, a quhet ky sukses? Si mund të futën në listë deputetësh persona që kanë nga 600 vota të anëtarësisë? Këtu ka një problem të madh politik të cilin këta tentojnë ta kamuflojnë me një proces demokratik i cili është terapi kur partia është çmendur dhe i kanë ikur votuesit dhe militantët”, tha Lavdrim Lita.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni