Temperatura deri në 22 gradë Celsius: Meteorologu: Vendi do dominohet nga i ngrohti

3 Mars 2025 | 11:07

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për javën e parë të marsit.

Sipas tij, temperaturat do të jenë më të larta se zakonisht, deri në 6 gradë Celsius mbi normën për këtë muaj.

Osmani tha se gjatë mesjavës rritja e temperaturave do të jetë edhe më e madhe, dhe i gjithë vendi dhe rajoni do të përfshihen nga moti i ngrohtë dhe pa erë.

Ai theksoi se vendi do të jetë nën mbizotërimin e motit të qendrueshëm, duke krijuar kushte për intervale të gjata me kthjellime, dhe se reshjet e shiut do të jenë të pakta, siç pritej edhe për ditën e sotme.

“Gjatë gjithë kësaj jave, vendi do të jetë nën mbizotërimin e motit të qendrueshëm, duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime. Ditën e sotme do të kemi vetëm momente të pakta me pika shiu,” tha Osmani.

Ai shtoi se duke filluar nga e martë dhe deri në fundjavë, do të ketë intervale të gjata me diell gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, veçanërisht në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonave të ulëta, përfshirë Tiranën.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme të vranësirave, por pa reshje shiu.

Osmani theksoi gjithashtu se temperaturat e ajrit do të regjistrojnë një rritje të ndjeshme.

“Në mëngjesin e sotëm, temperaturat minimale ishin -1 deri në -2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do të jenë deri në 16 gradë Celsius.”

Sipas tij, nga e martë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21-22 gradë Celsius, duke u regjistruar 6 gradë më shumë se norma e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Këto temperatura të larta do të prekin kryesisht vijën bregdetare, ndërsa në qytetet e zonave të ulëta, temperaturat do të variojnë nga 18 deri në 20 gradë Celsius, duke përfshirë Tiranën.

“Në orët e para të mëngjesit, temperaturat do të rriten në vendet malore deri në 4 gradë, ndërsa në vijën bregdetare do të shkojnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius,” shtoi Osmani.

Në të njëjtën linjë, rajoni i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të ndodhet nën mot të qëndrueshëm gjatë kësaj jave, me intervale të gjata me kthjellime.

Edhe atje, temperaturat do të rriten ndjeshëm dhe mund të arrijnë deri në 17 gradë Celsius, dhe në mesjavë, i gjithë rajoni do të përjetojë një valë të ngrohtë me temperatura që do të shkojnë deri në 18 gradë Celsius.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026