Gjermania mohon të ketë negociuar me Rusinë për furnizimin përmes Nord Stream 2
Pavarësia energjetike e Gjermanisë nga Moska është thelbësore dhe Berlini nuk po negocion me Rusinë për furnizimet e mundshme të gazit rus përmes gazsjellësit të dëmtuar pjesërisht të gazit Nord Stream 2, njoftoi sot Ministria gjermane e Ekonomisë.
“Pavarësia nga gazi rus është e një rëndësie strategjike për qeverinë gjermane në aspektin e politikës së sigurisë dhe ajo i përmbahet kësaj”, thuhet në deklaratë.
Ministria po i përgjigjej një raporti të Financial Times se një aleat i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin po lobon në Shtetet e Bashkuara që të shqyrtojnë rifillimin e projektit prej 11 miliardë dollarësh.
Gjermania është mbështetur shumë në gazin rus për dekada, por Norvegjia është bërë furnizuesi më i madh i Gjermanisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Estonia dënoi gjithashtu përpjekjen e supozuar për të rifilluar eksportet e gazit nëpërmjet Nord Stream 2 si ” një hap në drejtimin e gabuar për sigurinë energjetike evropiane”.
“Vendi i duhur për Nord Stream 2 është në shtratin e detit”, tha ministri i jashtëm estonez Margus Cakna
Muajin e kaluar, Estonia, së bashku me Lituaninë dhe Letoninë, përfunduan procesin e kalimit nga energjia elektrike ruse në sistemin e BE-së për të qenë e pavarur nga Moska, raporton Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat