Mërtiri: Në primare fituan mbështetësit e Berishës, u bënë pazare

3 Mars 2025 | 21:26

Analisti Ergys Mërtiri komentoi në emisionin Now në Euronews Albania primaret e mbajtura dy ditë më parë nga Partia Demokratike.

Sipas Mërtirit ky proces u karakterizuan nga pazaret dhe ata që fituan ishin njerëzit e Berishës.

“Isha i sigurt që do fitonin njerëzit e Berishës dhe ata fituan. Pati nga mbështetwsit e tij që u lanë mënjanë për shkak të pazareve që bën Berisha dhe nevojave për të ruajtur ekuilibrat brenda grupit parlamentar. Për shembull, një gjë që të bën të dyshosh është që njerëzit nga grupi i Gazment Bardhit morën vota, ose njerëz që kanë qenë kundër Berishës dhe kanë fituar urrejtjen e berishistëve. Për shembull, Jorida Tabaku ka qenë një njëri i urryer deri para pak kohësh dhe më duket pak çudi që urrejtja të kalojë në dashuri në kaq pak kohë. Një berishiste si Adriana Kalaja, që ka ndezur zjarr te dera e bashkisë dhe që në logjikën e asaj partie duhet të gëzonte mbështetje kishte marrë 130 vota, kjo lë për të dyshuar te procesi. Kemi fryrje të shifrave, di në zona të caktuara si në një njësinë 8 ku votojnë deri në 200 veta, këta i nxjerrin  700”, tha Mërtiri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026