“Kultivimi i kanabisit”, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut socialist të Libohovës, Leonard Hide.
Hide ishte marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohej për shpërdorim detyre lidhur me kultivimin e kanabisit në zonën e Gjirokastrës gjatë kohës kur mbante funksionin e Shefit të Krimeve.
Hetimi për këtë çështje u krye nga ish-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Akuzat përfshinin mosmarrjen e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit, pasi, në vitin 2021, në Gjirokastër u zbuluan disa plantacione me qindra bimë narkotike.
Hetimet e nisura në 1 shtator 2021 zbuluan se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative kishte informacion për mundësinë e bashkëpunimit të zyrtarëve të policisë me trafikantët e drogës.
Përfshirja e Hides në këtë aktivitet u konstatua gjatë hetimeve me metoda proaktive dhe transkriptimeve të realizuara nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila regjistroi procedimin penal.
Megjithatë, pas hetimeve, Prokuroria e Gjirokastrës shpalli mos-kompetencë dhe e kaloi çështjen në SPAK, duke i dorëzuar hetimet këtij organi të posaçëm për ndjekjen e krimeve të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kunder Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:05 Erion Braçe del kunder Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij