“E shohin SPAK si Robin Hood”, Tela: Do pastrojë ato që janë bërë keq në 30 vjet
Analisti Andi Tela komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me rritjen e besimit të publikut për SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas tij kjo rritje e konsiderueshme e besimit ndaj Prokurorisë së Posaçme tregon se publiku e shesh këtë institucion si i vetmi që mund të pastrojë ato që janë bërë keq në këtë vend për 30 vjet.
“Kur sheh një rritje të tillë dhe kalon në radhë të parë si institucioni më i besueshëm të krijohet ideja se është krijuar perceptimi se SPAK është Robin Hood për shqiptarët që do përpiqet që të vendosë drejtësinë ndaj atyre që kanë vjedhur gjithçka, si institucioni i vetëm që mund t’i japë zgjidhje arrogancës së pushtetit, sikur SPAK do pastrojë ato që janë bërë keq për 30 vjet në këtë vend”, tha Tela.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur