Gripi i shpendëve| Futet në karantinë ferma në Durrës, shtohen kontrollet
Pas konfirmimit të rasteve të Influencës Aviare me metodën konfirmuese RT-PCR, më 3 mars, në një fermë mbarështimi shpendësh për prodhimin e vezëve në Njësinë Administrative Rashbull, Bashkia Durrës, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Hetimi epidemiologjik është kryer nga shërbimi veterinar rajonal, së bashku me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).
Për kontrollin e situatës janë marra të tilla masa:
- Vendosjen e fermës në karantinë
- Marrjen e kampionëve nga shpendët e ngordhur për analiza laboratorike
- Kryerjen e dezinfektimit të fermës
- Inventarizimin e shpendëve në fermë
- Njoftimin e të gjitha subjekteve të tjera të mbarështimit për rritjen e vigjilencës dhe raportimin e çdo rasti të dyshimtë
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka aktivizuar masat emergjente dhe ka mbledhur Qendrën Rajonale të Krizës, duke përcaktuar zonat e mbrojtjes 3 km dhe mbikëqyrjes 10 km për rreth fermës. Po ashtu, janë informuar institucionet përgjegjëse si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Policinë e Shtetit, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Institutin e Shëndetit Publik, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Shoqatën e Gjuetarëve.
Ndërkaq, janë ndërmarrë disa aktivitete të tjera lidhur me monitorimin e situatës:
- Janë ngritur 5 grupe pune për kontroll dhe monitorim intensiv
- 244 ferma, me gjithsej 12,629 shpendë, janë monitoruar deri më 5 mars 2025, duke rezultuar të pastër nga shenjat klinike të sëmundjes
- Masat e biosigurisë janë forcuar në përputhje me Planin e Kontigjencës
- Shpendët e ngordhura po asgjësohen për të parandaluar përhapjen e virusit
Për më tepër, janë ngritur 9 shtabe emergjence për monitorimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve në nivel kombëtar, përfshirë shtabet për Influencën Aviare dhe Murtajën Afrikane të Derrave.
Autoritetet kombëtare dhe lokale janë në gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës