Zjarri i korrikut të vitit 2023, Prokuroria zbarkon në inceneratorin e Elbasanit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vijuar hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit, duke u rikthyer në këtë objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje, e asistuar nga forcat e policisë.
Sipas burimeve zyrtare, grupi hetimor ka zhvilluar veprime hetimore dhe ka kryer një inspektim të detajuar të landfillit të Elbasanit.
Hetimi u nis pas një ngjarjeje që ndodhi në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu inceneratorin, duke çuar në hapjen e një çështjeje penale për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”.
Po ashtu, prokuroria po shqyrton përgjegjësinë e kompanisë “Eco Alb” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e zjarrit dhe ndikimin e tij në mjedis, si dhe mundësinë e keqmenaxhimit apo abuzimeve me detyrën nga ana e përgjegjësve të inceneratorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk