Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Divjakë, 3 të arrestuar, 10 në hetim
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Zona”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shpërndarjen e kokainës në Divjakë. Operacioni erdhi si rezultat i një hetimi gjashtëmujor të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.
Si pjesë e këtij operacioni, janë arrestuar tre persona:
- A. P., 30 vjeç, dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër dhe bashkëorganizatorë të grupit kriminal;
- O. L., 31 vjeç, i ndaluar me urdhër të Prokurorisë;
- Ndaj shtetasve V. Rr. dhe S. B. ka nisur procedimi në gjendje të lirë;
- Ndërkohë, më parë gjatë hetimeve, është arrestuar edhe shtetasi E. T.
Nga kontrollet e zhvilluara gjatë operacionit janë sekuestruar dhjetëra doza kokainë, 3 armë gjahu dhe 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak, 2 peshore elektronike si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të përfituara nga shitja e drogës.
Hetimet po vijojnë ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe 10 persona të tjerë, të dyshuar për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës