Berisha: Do bëjmë gjithçka për furnizimin me ujë, do ulim çmimin

8 Mars 2025 | 14:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë të shtunë, ku prezantoi disa nga angazhimet kryesore të programit të tij nëse PD fiton zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalën e tij, Berisha garantoi se, nëse do të ishte në pushtet, do të bëhej gjithçka për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me ujë për qytetarët.

Berisha premtoi ulje të çmimit për familjet shqiptare, një masë që do të synojë lehtësimin e ngarkesës ekonomike për qytetarët.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e programit të Berishës ishte mbështetja për studentët shqiptarë. Ai premtoi përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe sigurimin e bursave për studentët, të cilat do të arrijnë vlerën e 200 eurove. Gjithashtu, Berisha njoftoi se do të hiqet mesatarja e pranimit në universitete dhe do të krijohen mundësi të reja për punësimin e të rinjve pas diplomimit.

“Do të përgjysmohen tarifat. Bursa e tyre do të jetë 200 euro. Do hiqet mesatarja. Do të bëhet gjithçka për punësimin e tyre. Për Shqipërinë është jetike që studentët, të rinjtë shqiptarë, ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri. Çiftet e reja do të kenë kredi të butë në mbarë vendin, kudo që ndodhen. Studentët do kenë përparësi të mëdha në punësim. Sektori privat që do punësojë studentët do ketë lehtësi fiskale për ta, sektori publik do jetë i hapur. Qëllimi ynë nuk është që vetëm studentët që mbarojnë në Shqipëri të qëndrojnë, por synimi ynë është dhe do të jetë rikthimi në Shqipëri i qindra e mijërave të rinjve që shkollohen e punojnë në perëndim, për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri. Berisha: Kandidatë të diasporës do të ketë në listën e PD. Nuk do të ketë më tratë në rrugët e Shqipërisë”, tha Berisha.

Berisha theksoi gjithashtu se çiftet e reja do të kenë mundësi për të marrë kredi të buta, kudo që ndodhen, për të mbështetur ngritjen e familjeve të tyre. Studentët, sipas tij, do të kenë përparësi në tregun e punës, me lehtësira fiskale për punëdhënësit që do të angazhojnë të rinjtë.

Në lidhje me diasporën, Berisha njoftoi se do të përfshihen kandidatë të diasporës në listën e PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Ai theksoi rëndësinë e rregullimit ligjor të këtij procesi dhe angazhohet që të krijojë mundësi për shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026