Shtyhet dueli Osasuna-Barcelona, ndërron jetë mjeku i klubit blaugran

9 Mars 2025 | 12:24

Një ngjarje tragjike është regjistruar në nisje të duelit Osasuna-Barcelona, ku ka humbur jetën mjeku i skuadrës katalanase. Karles Minaro ndërroi jetë në dhomat e zhveshjes si pasojë e atakut kardiak.

Mjeku i Barcelonës, Karles Minaro ka humbur jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës, si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja është regjistruar pak minuta para nisjes së duelit me Osasunën, duke tronditur jo vetëm blaugranët, por gjithë kampionatin, ndërsa u vendos që dueli mes dy skuadrave të mos luhej.

“Barcelona është thellësisht e pikëlluar që njofton vdekjen në mbrëmje të mjekut të ekipit të parë, Carles Miñarro Garcia. Për këtë arsye, ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës është shtyrë për një datë të pacaktuar”, njoftoi vetë klubi.

Karles Minarro ishte 40 vjec, ndërsa iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës këtë sezon, teksa që prej 2017ës ka qenë pjesë e akademive të gjigantëve spanjollë. Sa i përket ngjarjes tragjike, ishte vetë kreu i blaugranëve Joan Laporta ai i cili lajmëroi stafin e më pas përfaqësues të ligës spanjolle, duke vendosur në bashkëpunim me Osasunën për shtyrjen e duelit. Osasuna-Barcelona ishte e vlefshme për javën e 27-të La Ligas, ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet.

Do të jetë La Liga ajo e cila do të vendosë datën e re për luajtjen e kësaj përballje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026