Rruga Qukës – Pllocë transformon Selcën, fshati historik hap dyert për turizmin

10 Mars 2025 | 17:49

Fshati Selcë, një ndër zonat më të njohura dhe me vlera historike të juglindjes së Shqipërisë, po kalon një periudhë transformimi falë investimeve në turizëm dhe infrastrukturë.

Selca, një fshat i njohur për varrezat ilire dhe historinë e saj të pasur, ka pësuar largime të shumta të banorëve, të cilët janë vendosur në qytetet e mëdha.

Por ndërtimi i rrugës ka sjellë një ndryshim të madh, duke u bërë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë lënë emigracionin dhe tani po investojnë në turizëm, duke ndërtuar bujtina dhe oferta për turistët vendas dhe të huaj.

Ilirjan dhe Marsid Oparaku, dy nga banorët që kanë lënë emigrimin dhe janë rikthyer në fshatin e tyre, kanë ndërtuar dy bujtina për të tërhequr turistët dhe për të promovuar kulturën dhe gatimet tradicionale të zonës.

“Kemi punuar me sezone në Greqi, shkonim e vinim. Vendosa të promovoj ushqimet e fshatit, kemi bërë një shtëpi të vogël me dru, janë varret ilire dhe shumica e turistëve, përfshirë ata nga Amerika, Franca, Italia dhe Serbia, vijnë dhe vizitojnë. Me hapjen e rrugës Qukës – Plloçë, presim më shumë turistë. Fshati po përfitohet nga bujtinat, vijnë autobusa dhe turistë në këmbë. Pas 20 vitesh emigracion, tani vendosëm të jetojmë këtu”, thotë Ilirjan Oparaku – pronar i bujtinës.

“Gjithmonë e kam pasur këtë ide, dhe hapja e rrugës më nxiti ta realizoj. Çdo gjë që ofrojmë është ushqim i zonës, nuk eksperimentojmë, blejmë vetëm nga fshatarët. Gjatë kohës që qëndrojmë këtu, ka grupe të mëdha turistësh të huaj. Ne duam ta promovojmë më shumë këtë vend”, thotë Marsid Oparaku – pronar i bujtinës.

Edhe Besnik Xhyran, një tjetër banor i Selcës, tregon se mungesa e rrugës dhe shërbimeve ka qenë një pengesë për zhvillimin e turizmit. Sipas tij, shumë turistë vizitojnë, por nuk qëndrojnë gjatë për shkak të mungesës së kushteve dhe mundësive për të shijuar gatimet tradicionale.

“Këtu, sipas statistikave, pritet të vizitojnë rreth 5000 turistë të huaj dhe vendas, por problemi kryesor është mungesa e shërbimeve. Turistët shohin bukurinë natyrore, por nuk mund të shijojnë gatimet tradicionale që ofron kjo zonë. Ky është një problem që duhet adresuar”, thotë Besnik Xhyran – banor i Selcës.

Fshati Selca i Poshtëm, i njohur për varrezat monumentale ilire dhe vlerat e tjera të trashëgimisë kulturore, tërheq çdo vit afro 5000 vizitorë, vendas dhe të huaj, dhe investimet e rinisë dhe përmirësimi i infrastrukturës po krijojnë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:38 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026