Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Kosovë, priten takime me Osmanin dhe Kurtin

11 Mars 2025 | 08:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndroj këtë të martë për vizitë në Kosovë.

Rutte gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Presidenca ka bërë me dije se takimi ndërmjet Osmanit dhe Rutte do të zhvillohet në ora 13:45.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit, ndërsa pas takimit Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Derisa kryeministri Albin Kurti do të presë në takim Rutte në ora 14:50. Gjatë ditës së djeshme Rutte ka qëndruar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Një zyrtar policor është plagosur, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se plaga e tij e rëndë në sy është shkaktuar nga protestuesit, të cilët i ka quajtur “anëtarë të pleniumit bolshevik”.

Beta raporton se pamjet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtari policor i plagosur ka qenë me veshje civile në protesta dhe ka mundësi të jetë plagosur nga kolegët e tij në uniformë.

Marshet masive të organizuara nga studentët në shumë qytete të Serbisë kanë qenë paqësore dhe nuk është raportuar për incidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026