Projekti i ri në hyrje të Shkodrës, IKMT vazhdon punën për prishjen e objekteve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon në Shkodër punën për prishjen e objekteve, duke i hapur rrugë rikualifikimit të hyrjes së qytetit.
IKMT po vazhdon aksionin për prishjen e objekteve pengesë për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Muzeu i Navigimit”.
Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim dhe mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ka pasur gjithashtu mirëkuptimin edhe të pronarëve të objekteve të cilat po i nënshtrohen prishjes.
Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës, është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 5 milionë euro dhe synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta