Prokurorët kërkojnë vijimin e arrestit me burg, shtyhet sërish seanca për Veliajn

12 Mars 2025 | 15:24

Këtë të mërkurë, në Apelin e GJKKO, u mbajt seanca për ndryshimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, në vazhdim të seancës së djeshme.

Seanca zgjati mbi tre orë por edhe sot ashtu si dje, vendimi u shty sërish dhe u caktua për nesër në orën 10:00.

Argumenti i gjyqtarit Engert Pëllumbi për shtyrjen e vendimit mbi masën e sigurisë për Veliajn ishte se duhej kohë për shqyrtimin e çështjes, ndërkohë që prokurorët e SPAK, Dumani dhe Dado, kërkuan vijimin e masës së arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Për rreth një orë, Veliaj paraqiti mbrojtjen e tij për të zbutur këtë masë, duke theksuar se vazhdon të mbajë postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Gjyqtari ka kërkuar konkluzionet përfundimtare të palëve, ndërkohë që prokurorët Dumani dhe Dado kërkuan vijimin e qëndrimit të Veliajt në burg, duke refuzuar mundësinë që ai të lirohet qoftë dhe me garanci pasurore.

Prokurorët paraqitën prova të reja, përfshirë përgjime të telefonatave të Veliajt nga paraburgimi, me vëllain dhe bashkëshorten, ku flitej për orientimin mbi akuzat ndaj SPAK, ndërsa Veliaj u mbrojt duke thënë se kishte pasur media që kishin bërë sulme të paarsyeshme ndaj tij.

Në mbrojtjen e tij Veliaj përmendi dhe liderin e PD-së Sali Berisha ku sipas tij kreu demokrat bën akuza ndaj SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë para mediave dhe nuk merren masa ndërsa kur vetë Veliaj bën akuza ndaj prokurorëve të SPAK gjykohet ndryshe.

“Pse nuk konsiderohen prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK”, ka thënë Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026