Rama me Komisioneren për Zgjerimin: Do jemi pjesë e BE, nuk kemi alternativë tjetër
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë për shtyp me komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos.
Në konferencën e përbashkët me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin Marta Kos, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se Shqipëria e ka pritur me entuziazëm marrjen e këtij posti prej saj. Sipas Ramës, kjo lidhet me faktin se Kos është “më pranë nesh, se sa Brukselit”.
Rama shtoi se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të bashkimit në BE.
“Ne folëm me komisioneren edhe për të shkuarën e cila na ka mësuar në mënyrën më brutale që pse rruga e vetme e jona është rruga e BE. Ne jemi shumë të vendosur ta përmbushim me sukses objektivi për përfundimin e negociatave brenda 2027. Ambicia im, e jonë është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade dhe të mundet që kur të ulen në aeroportet e Evropës të hynë nga ai sporteli me konstilacionin e yjeve e jo nga sporteli ku lexon të tjerët. E fundit, Parlamenti i Shqipërisë ka sot në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes që i hapin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë, Kështu që e dashur Marta, ne duam lekët tona”, tha Rama.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)