Rriten shtrimet në spitalet publike, ulen kontrollet për parandalimin e kancerit
Shtrimet në spitalet publike janë rritur me 5% në vitin 2024, duke arritur një total prej 322,025 shtrimesh, krahasuar me 307,808 që ishin regjistruar në vitin 2023.
Ky trend rritjeje është evidentuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që thekson një fluks të shtuar pacientësh në spitalet publike.
Megjithatë, disa reparte kanë shënuar rënie. Shtrimet në spitalet psikiatrike, për shembull, kanë pësuar një ulje të ndjeshme, duke rënë nga 1,647 në 1,096 shtrime.
Po ashtu, repartet e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë kanë regjistruar një ulje prej 4%, duke kaluar nga 10,435 shtrime në 10,014.
Një tjetër shqetësim është rënia e shtrimeve të grave për kontrollet e kancerit të gjirit, nga 5,123 në 3,700, si dhe ulja e pacientëve që kanë nevojë për radioterapi, nga 26,686 në 25,091.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk