Tenisti spanjoll Alcaraz në çerekfinalet e Indian Wells Open, sfidohet nga Cerundolo
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka hedhur një tjetër hap drejt trofeut të Indian Wells Open, kompeticion në të cilin mbetet favorit kryesor.
Ai mposhti Grigor Dimitrov në fazën e eliminimit direkt dhe është gjithnjë e më pranë fitimit të trofeut. 21-vjeçari arriti të fitojë në të dy setet me shifrat 6-1, 6-1, duke hedhur një hap të sigurt më tej.
Në ndeshjen çerekfinale që do të zhvillohet të premten, Alcaraz përballet me argjentinasin Cerundolo, që po ashtu po bën mjaft mirë në këtë kompeticion.
Cerundolo befasoi me fitoren ndaj De Minaur, të cilin e mposhti në të dy setet, 7-5 dhe 6-3, një fitore që i jep më shumë besim për vazhdimësinë.
Fatkeqësisht, kundërshtari i tij i radhës është spanjolli, njëkohësisht favorit kryesor për trofeun, në një garë ku mungon edhe italiani Jannik Sinner për shkak të pezullimit.
Një tjetër duel interesant është ai mes rusit Medvedev dhe francezit Fils. Pasi mposhti Paul, Medvedev do të përballet në çerekfinale me Fils.
Numri 6 në botë cilësohet favorit në letër për kalimin më tej, megjithëse nuk përjashtohen surprizat.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut