Nisin festimet për Ditën e Verës, qytetarë nga mbarë vendi mblidhen në Elbasan

14 Mars 2025 | 09:43

Edhe këtë 14 mars, si çdo vit tjetër, në Elbasan janë mbledhur qytetarë nga mbarë vendi por dhe turistë për të festuar Ditën e Verës.

Festa ka nisur prej dy ditësh në qytetin e traditës, por kulmi i festimeve është me 14 mars.

Mëngjesin e kësaj të premte nisën aktivitetet, të cilat janë nga më të larmishmet, duke përfshirë koncerte dhe karnevale nga shkollat e qytetit.

Qyteti ka hapur dyert dhe pret miq e mysafirë nga mbarë trojet shqiptare dhe nga e gjithë bota.

Qendra e qytetit, bulevardi kryesor dhe muret e kalasë janë veshur me dekor të veçantë, me ngjyra pranverore dhe urime të sinqerta për një verë të paqtë e të begatë.

Po ashtu, në Elbasan po mbahet panairi i zejeve, panairi i ballokumeve – ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste, karnavalet dhe ekspozita të tjera.

Gjatë Ditës së Verës është bërë traditë që të marrin pjesë edhe autoritetet më të larta të vendit.

Kështu, është njoftuar pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të opozitës Sali Berisha, komisioneres për Marta Kos dhe të tjerë personaliteteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026