“Vuçiç i ka orët e numëruara”, gazetari: Sot në Beograd do ketë gjakderdhje
Nefail Maliqi, gazetar dhe shqiptari i Luginës së Preshevës tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e madhe e studentëve ditën e sotme në Beograd do sjellë fundin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ai u shpreh se sot në Beograd pritet të ndodhë gjithçka, që nga konfrontimet fizike, gjakderdhja apo grushti i shtetit.
“Sot mund të pritet gjithçka në Serbi, por jo paqe; mund të ketë konfrontime fizike, gjakderdhje, grusht shteti. Kriza politike në Serbi ka arritur pikën e vlimit, protesta sotme në Beograd po konsiderohet si dita D. Protesta e madhe e studentëve ka nisur me mbledhjen e protestuesve nga të katër anët e Serbisë përkundër presioneve të Vuçiç edhe me anë të ushtrisë…Vuçiç i ka orët e numëruara. Ai mund të përdorë sot grupin e Banjskës, mes tyre mund të jetë i maskuar edhe Radoiçiç i kërkuar nga Interpol, apo mercenarë rusë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministria e Brendshme e Serbisë: 31.000 persona pritën studentët në Beograd
- BE bën thirrje për uljen e tensioneve para protestës së 15 marsit në Beograd
Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen