Zamira për humbjen e djalit 7-vjeçar: Kam ruajtur copëza të lëkurës së tij…

15 Mars 2025 | 18:46

Si sot, 17 vite më parë, ndodhi shpërthimi tragjik në fabrikën e municioneve në Gërdec.

Flori Gjini zhvilloi një intervistë me Zamira Durdën, nënën e 7-vjeçarit Erison Durda, i cili është një nga 26 viktimat e kësaj tragjedie.

Zamira thotë se mundohet të jetojë për dy fëmijët e tjerë ndërsa tregon se me origjinë janë nga Gramshi por që ishin zhvendosur herët në Gerdec.

Erisoni, njëri nga fëmijët e Zamirës, doli për të luajtur me biçikletë me fëmijët e tjerë, e më pas humbi jetën nga plagët dhe djegiet e rënda, që mori nga shpërthimi në Gërdec.

Edhe pse Erin e nisën për kurim në Itali, pas dy javësh ai nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra. Vogëlushi luftoi deri në fund, por kjo nuk mjaftonte. Për Zamirën, ndjesia e një nëne ishte lajmëtare e ngjarjes së kobshme.

“Kisha një shpresë të brendshme, se kur po jepeshin emrat në televizion pashë emrat e vëllezërve dhe të nuseve që ishin brenda rrethimit dhe kishin shpëtuar, thashë: “Mos ndoshta do të ketë ikur larg pa i ndodhur gjë”, thotë Zamira Durda.

“Na thanë të kontrollonim te Spitali i Djegieve të QSUT. Erisonin e kishin çuar aty, ishte i djegur, dhe i kishte treguar emrin mjekut.

Më çuan te dhoma e djalit, e pashe të fashuar dhe më tha: “Më fal, o mam, që ika pa leje.” I pashë mjekimin që kishte marrë dhe u tremba pasi kishte dhe morfinë.

Erisoni ishte djegur në qafë, duar dhe shpinë. Flisja me djalin, më kërkonte ujë, më kërkonte pije, dhe flisja me të gjatë gjithë kohës, ata i jepnin morfinë që të mos ndiente dhimbjet.

Më tha dhe një varg poezie dhe kaloi në koma. Nuk e prisja që të binte në koma, por ata thonin për të më qetësuar që do ta nisim për në Itali për mjekim më të specializuar”, shprehet ajo.

“I bënë letrat burrit, meqë do ta dërgonin në Itali, dhe do të shkonin të gjithë që ishin në gjendje të rëndë. Kur i hoqën fashot, i ra lekura në tokë, fashot ishin ngjitur në lëkurë dhe ishte sikur ta rrjepnin kur ia hoqën. Mbase dhe nuk dinin çfarë të bënin, por nuk e di pse e fashuan kur ishte djegur. Mendova që do të shërohej por ai mbeti në koma. 18 ditë qëndroi djali në koma dhe nuk u zgjua më. Të gjithë që ishin në gjendje të rëndë kur i futën te veshja e djegieve që ti mbante freskët ranë në koma”, thotë Zamira Durda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026