Hetimi në Koçan vijon: Policia shoqëron personin e dyshuar si pronari i diskotekës
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut të cilat kanë bërë rrethimin pranë objektit të diskotekës.
Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raporton se policia ka sjellë në vendngjarje një person i cili dyshohet të jetë pronari i lokalit. Gjatë ekspertizës që po zhvillohet, në vendngjarje ndodhen gjithashtu 5 prokurorë për hetimin e ngjarjes.
Personi i dyshuar si pronari i diskotekës është sjellë për shqyrtimin e terrenit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Më tej, gazetarja tregon se objekti është përfshirë nga flakët me shpejtësi duke penguar dhe daljen e personave që ndodheshin brenda, duke krijuar një panik të madh.
Shkëndijat e fishekzjarreve të cilat janë përdorur për ndriçimin e koncertit, kanë shkaktuar zjarrin në përmasa të mëdha pasi siç raportohet, çatia e objektit të diskotekës ishte prej druri, duke bërë kështu të mundur përhapjen e shpejtë të flakëve.
Numri i viktmave të konfirmuar është 51 si dhe të plagosur të shumtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë