Banori i Koçanit flet për ngjarjen në RMV: Numri i viktimave mund të jetë më i lartë
Stojan Rashkov, një banor i Koçanit, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e tij lidhur me tragjedinë që ndodhi në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.
Rashkov ka përmendur se ka humbur një koleg të afërt, fotografi Aleksandar Georgiev, i cili ndodhej në mesin e viktimave. Ai ka shtuar se, për shkak të panikut dhe rrëmujës që shpërtheu në mes të natës, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë se sa raportohet aktualisht.
Rashkov gjithashtu theksoi mangësitë serioze të sigurisë në objektin e diskotekës.
“Po, kam koleg të afërt fotograf në mesin e viktimave. Aleksandar Georgiev nga fshati Obleshevë, i cili bashkë me kolegun tjetër Denis Sokollovski kanë qenë në aheng. Me shumë mundësi ka humbur jetën nga rrëmuja. Për shkak se ka ndodhur rrëmujë rreth orës 02:30 nga të rinjtë e frikësuar. Diskoteka ka qenë e tejmbushur me të rinj nga e gjithë Maqedonia lindore dhe fatkeqësisht, numri i cili sillet momentalisht në opinion se kanë vdekur 59 persona, mendoj se numri do të jetë shumë më i madh sepse shumë prej prindërve nuk e dinë ku i kanë fëmijët, i kërkojnë nëpër spitale.
Diskoteka është ish-fabrikë. Nuk plotëson kurrfarë kushte për diskotekë, sepse ka vetëm një hyrje. Diskoteka ka vetëm një hyrje-dalje. Kjo është një ndër arsyet kryesore për fatkeqësinë. Gjithashtu kulmi nuk ishte qeramikë, por lesonit që digjet shpejt”, tha Rashkov.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen