Qeveria serbe ka shpallur të martën ditë zie për viktimat e zjarrit të Koçanit
Qeveria e Serbisë, në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiq, do ta shpallë të martën, më 18 mars 2025, ditë zie në Serbi për shkak të zjarrit në Maqedoni ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe mbi 100 u plagosën.
“Kryeministri Millosh Vuçeviq dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie” thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton Beta.
Shumica e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili ka ndodhur mbrëmë, janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
- 7 ditë zie në Maqedoni, Qeveria vendos të kryejë inspektim urgjent në disa ambiente
- Filkov: Kjo nuk është vetëm një tragjedi, është një alarm që kërkon përgjegjësi
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale