Fitore spektakolare e Barcelonës, marrin përkohësisht kreun e La Liga-s
Barcelona ka marrë një fitore spektakolare të dielën në La Liga, ku përmbysi Atletikon e Madridit nga 2-0 në 2-4. Blaugranët marrin kështu kreun e La Ligas, madje me një ndeshje më pak të luajtur.
Përballja e kreut Atletico Madrid-Barcelona ka dhuruar spektakël për të pranishmit në Wanda Metropolitano, por një rezultat aspak në favor të tyre, duke u larguar përkohësisht 4 pikë nga kreu i klasifikimit. Blaugranët e Hansi Flick edhe pse e nisën jo mirë ia dolën që në fund t’u gëzohen 3 pikëve. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por vendësit arritën të gjejnë avantazhin nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë me autor të përhershmin Julian Alvarez.
Me nisjen e pjesës së dytë, Simeone hodhi në fushë dyshen Gallagher-Sørloth e ishte norvegjezi ai i cili u asistua nga mesfushori britanik dhe shënoi për 2-0. E vështirë ishte, por jo e pamundur, me Barcelonën që në më tepër se 20 minuta realizoi 4 herë në portën e Oblak.
Lewandowski e pas tij Ferran Torres rikthyen barazpeshën, por më tej Yamal shënoi të tretin, ndërsa rezultatin 4-2 e vulosi dhe një herë Ferran në minutën e 8 të shtesës. Fitore për Barcelonën që shkon në kuotën e 60 pikëve, baraz me Realin, por me një ndeshje më pak, ndërsa Atletico qëndron e treta me 4 pikë më pak. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Los Colchoneros në kampionat.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës