Tragjedia me 59 viktima në Koçan, kryeministri i RMV nuk jep dorëheqjen

17 Mars 2025 | 17:31

Kryetari i komunës së Koçanit, Lupco Papazov ka dhënë dorëheqjen nga posti pas zjarrit që mori jetët e 59 të rinjve në Koçan. Por kjo është dorëheqja e vetme e një zyrtari në Maqedoninë e Veriut, pasi as kryeministri as ministri i brendshëm nuk e shohin të arsyeshme që të dorëhiqen.

“Unë po e marr të gjithë problemin mbi vete. Nëse unë jam problemi i vetëm në këtë shtet po mbaj përgjegjësi për të gjithë. Nëse kjo është dëshira e disa individëve. Por nuk do tua japim kënaqësinë atyre që kanë bërë krim derisa ti mposhtim. E pastaj do të shkojmë në zgjedhje për të treguar qytetarët se kush duhet të mbajë përgjegjësi e kush duhet të shkojë në burg”, tha Hristjan Mickoski, kryeministër i RMV.

“Vërtetë nuk shoh se ka dikush prej atyre që kanë mbajtur funksion publik gjatë viteve të fundit, dhe që kanë moral, të kenë ndjenjë përgjegjësie. Dorëheqje nuk jap”, u shpreh Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm i RMV.

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u thirr të dielën për një bisedë informuese lidhur me licencën e dhënë ndaj klubit të natës. Ndërsa nuk dihet nëse do jetë në listën e të dyshuarve.

Deri më tani janë identifikuar më shumë se 20 të dyshuar, nga të cilët 15 ndodhen në stacionin policor. Disa nga të dyshuarit kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në spital dhe 11 prej tyre janë në paraburgim.

Ndërsa hetimet vijojnë, njerëzit janë në zi. Në Koçan janë ndezur qirinj dhe dëgjohen vetëm ulërima dhe lot.

Disa nxënës mëngjesin e të hënës, shkuan pranë spitalit për tu solidarizuar me të lënduarit. Ata kishin sjellë me vete ushqime të cilat ja shpërndanë familjarëve që prisnin një lajm.

Ndërkohë shoferi i ambulancës, Ile Gocevski, ka ndërruar jetë këtë të hënë pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për të shpëtuar dhe transportuar personat e lënduar nga zjarri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026