OBSH: Vdekjet e grave gjatë dhe pas lindjes. Shkak, hemorragjia dhe hipertensioni
Çdo 2 minuta një grua humbet jetën, gjatë dhe pas lindjes. Studimi i fundit i OBSH zbulon se shkaqet kryesore të fatalitetet tek nënat janë hemorragjitë dhe çrregullimet e hipertensionit.
Ekspertët kanë vlerësuar se 27% e vdekjeve nënave ndodhën për shkak të hemorragjisë, kryesisht gjatë ose menjëherë pas lindjes, ndërsa 16% ishin të lidhura me preeklampsinë dhe çrregullime të tjera hipertensive.
Përveç shkaqeve të drejtpërdrejta obstetrike, studimi thekson se 23% e vdekjeve maternale lidhen me sëmundje të tjera, si HIV/AIDS, malaria, anemitë dhe diabeti, të cilat shpesh mbeten të pazbuluara ose të patrajtuara deri në shfaqjen e komplikimeve serioze.
OBSH ka theksuar se shumica e vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku aksesimi i shërbimeve shëndetësore është i kufizuar.
Në përgjigje të këtyre sfidave, Asambleja Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një Rezolutë globale për përmirësimin e kujdesit për nënat dhe foshnjat.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve