Trump Jr tha se bombardimi i Serbisë ishte gabim, John Bolton komenton deklaratën

18 Mars 2025 | 14:40

Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton, ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump Jr, i cili është shprehur se Amerika ka gabuar kur ka nisur sulmet ndaj Serbisë gjatë luftë së Kosovës.

Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.

“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush pë të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”,-tha Bolton.

I pyetur se sa do të jetë në vëmendjen e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe sa ndikim do të ketë Amerika në këtë çështje.

“Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare. Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan. nuk do ketë investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. Unë e kuptoj historinë e gjatë, por të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata të arrijnë një marrëveshje”,-tha Bolton.

Kujtojmë se Trump Jr gjatë qendrimit të tij në Serbi tha se:

NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali

Një debat telefonik mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tarantos ka përfunduar me akuza për fyerje me bazë raciste. Këshilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinë nga Durrësi,...
13:59 | 22/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026