Sa orë në ditë furnizohen me ujë familjet shqiptare

18 Mars 2025 | 15:48

Ujësjellësit në vend po lënë pas vështirësitë në menaxhim. 2 vite pas reformës së bashkimit të tyre në 14 shoqëri të mëdha, kohëzgjatjen e furnizimit me ujë, uji pa të ardhura, kosto e operimit dhe eficienca janë rritur.

Në raportin e Entit Rregullator të Ujit, në vitin 2024, mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes arriti në 110%, nga 100% që ishte në vitin 2023.

Edhe kohëzgjatja e furnizimit u rrit me një orë në të gjithë vendin, duke arritur në 17.3 orë në ditë.

Edhe uji pa të ardhura për vitin 2024 është përmirësuar rreth 4%, duke arritur normën 61%. Përmirësimi i këtij treguesi ka ardhur nga rritja e vëllimit të ujit të faturuar.

Sipas ERRU-së, pothuajse të gjitha shoqëritë kanë performuar mirë në këtë drejtim.

Ndërkoh, edhe numri i lidhjeve në raport me stafin u regjistrua në 4.51 për 1000 lidhje, nga 4.56 për 1000 lidhje që ishte në vitin 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026