Tiranë| Goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë, arrestohet 31-vjeçari

19 Mars 2025 | 11:08

Ditën e djeshme, në rrethrrotullimin e Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë shërbimit të tij, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti pasi ka vënë re lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, duke vijuar lëvizjen. Gjatë këtij momenti, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

Punonjësi i Policisë ka vijuar ndjekjen e automjetit dhe ka arritur ta ndalojë, duke kërkuar që drejtuesi të paraqesë dokumentacionin e automjetit. Drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar kërkesën dhe ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariat dhe pas përfundimit të veprimeve procedurale, kanë arrestuar shtetasin me iniciale F.K., 31 vjeç, në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026