“Vendi i Dash Sulës është në PD”, Berisha: Rama tregoi se Lapaj është patericë e tij

19 Mars 2025 | 12:39

Duke folur në lidhje me deklaratën e Ramës, e cila u interpretua si një ftesë ndaj Dashnor Sulës, Sali Berisha tha të mërkurën në një konferencë shtypi se Sula e ka vendin vetëm në Partinë Demokratike, pasi ka një investim real në këtë forcë politike.

Sipas Berishës nga deklarata e Ramës kuptohet që Lapaj është një patericë e tij dhe se kryeministri e ftoi vetë Dashnor Sulën, duke i thënë që’ hajde më mirë te unë se njëlloj se ti Lapaj je por une të paktën jam padroni’.

“Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike, me investime reale në këtë parti, dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Njëri të pagabueshëm nuk ka dhe ideja e tij për të gjetur strehë te Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama, ku Rama i thotë atij: ‘Sa shkon te Lapaj, hajde te unë, se është njëlloj, po të paktën unë jam padroni.’ Pra, në këtë deklaratë, shikohet se sa e pavend dhe e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka pse, ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës”. tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026