Kombëtarja vijon përgatitjet për Anglinë, Kumbulla shqetëson Sylvinhon
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë, ndërsa grupi është i plotë. Ndryshe nga herët e tjera, nuk ka pasur dëmtime, përveç Kumbullës që është stërvitur i diferencuar.
Ndryshe nga herët e tjera, fatmirësisht në grumbullimin e kombëtares shqiptare nuk ka lojtarë të dëmtuar, ndërsa i vetmi shqetësim për teknikun Sylvinho është Marash Kumbulla, i cili ka pasur probleme muskulore, por jo në pikën që të lërë skuadrën. Përgatitjet kanë vijuar në Tiranë, me mbrojtësin i cili është stërvitur i diferencuar nga të tjerët, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për duelin e së premtes. Stafi mjekësor ka kërkuar 2 ditë kohë për lojtarin, i cili pritet që më pas të jetë në 100% të tij.
Sa i përket pjesës tjetër, stërvitja ka vijuar normalisht, ku ka nisur në palestër e më tej në fushë. Tekniku brazilian ka provuar skema të ndryshme, duke eksperimentuar se si do të sulmojë “3 luanët”, të cilët po ashtu kanë vijuar përgatitjet e tyre. Gjithçka duket mirë në kampin kuqezi, teksa bëhet me dije që skuadra të mërkurën do të jetë në ishull, ku do të vijojë atje stërvitjet në prag të duelit të së premtes.
Sa i përket kundërshtarit, problem madhor ishte dëmtimi i Cole Palmer, i cili la grumbullimin me Tuchel që nuk humbi kohë, por afroi Gibbs-Ëhite, edhe pse ky i fundit do ta ketë të vështirë të gjejë një vend si titullar, duke parë konkurrencën e emrave si Bellingham, Rice e Foden.
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja