Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje

19 Mars 2025 | 14:57

Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2024 tregojnë një ulje të ndjeshme në industri, energji dhe trajtimin e mbetjeve.

Në sektorin industrial, shitjet neto ranë me 14.4%, ndërsa prodhimi në volum me 13.7%. Po ashtu, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë rënë përkatësisht me 6.5% dhe 1.9%.

Në prodhimin e energjisë, rënia ishte 0.8% në shitje dhe 13.5% në volum, ndërsa punësimi u tkurr me 6%. E vetmja rritje u shënua në fondin e pagave, me 4%.

Ndërkohë, ndërtimi është i vetmi sektor prodhues që vijon rritjen. Në fund të vitit 2024, shitjet u rritën me 2.7%, prodhimi në volum me 1.9% dhe numri i të punësuarve me 1.8%. Ndërkohë, fondi i pagave për këtë sektor u rrit me 16.9%.

Në sektorët e shërbimeve, situata është më pozitive. Tregtia me shumicë dhe pakicë u rrit me 4%, transporti dhe magazinimi me 12.8%, ndërsa baret dhe restorantet shënuan një rritje prej 12.8% në shitje dhe 7.8% në punësim.

Edhe sektori i teknologjisë dhe informacionit u rrit me 8.7% në shitje dhe punësim, ndërsa turizmi dhe agjencitë e udhëtimit panë rritje të punësimit me 12.7% dhe të fondit të pagave me gati 20%.

Me prodhimin në rënie dhe shërbimet në rritje, ekonomia shqiptare po shkon drejt një strukture ku sektori i shërbimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026