Pse partitë kryesore kanë pësuar ulje në Tiranë? Mavros komenton matjet e Barometrit
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania ku ka analizuar matjet e fundit të bëra në Tiranë.
Ai ka listuar disa nga arsyet se përse dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë pësuar ulje në kryeqytet ndërsa ka shtuar se këto problem mund të jenë mundësi që partitë e vogla të futen në lojë.
“Po ju jap disa informacione dhe kam disa tipare që mund të shpjegojnë rënien e dy partive të mëdha politike. Në lidhje me ato të dyja, që kanë probleme si korrupsioni dhe kanë një rënie të aftësisë për të zgjidhur këtë problem, të dyja partitë politike në Tiranë. E dyta është emigracioni edhe kjo për të dyja partitë.
Më pas kemi shtetin ligjor për Partinë Socialiste, që ulet në Tiranë, kemi koston e jetesës dhe çmimet e larta që shkaktojnë uljen e Partisë Socialiste në Tiranë. Nga ana tjetër kemi një shtesë për PD-në që është papunësia. Nëse këto dy parti politike duhet ti kushtojnë vëmendje disa temave për të ruajtur shifrat, janë këto problem që përshkrova. Në të njëjtën kohë këto janë mundësi për partitë e vogla politike që të luajnë lojën”,-tha Mavros.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat